“Foto të Lunës në arkivol”/ Luiz Ejlli tregon tmerrin që ka përjetuar nga sulmet e ndjekësve

“Foto të Lunës në arkivol”/ Luiz Ejlli tregon tmerrin që ka përjetuar nga sulmet e ndjekësve

Konferenca për shtyp e filmit Loja e Fundit në Prishtinë nuk solli vetëm detaje rreth premierës, por edhe një nga momentet më të forta emocionale të çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Për herë të parë, ata folën hapur për sulmet e rënda që kanë përjetuar në rrjetet sociale, duke zbuluar mesazhe shqetësuese që kanë prekur jo vetëm ata, por edhe vajzën e tyre të mitur. Kiara Tito theksoi se situata ishte bërë aq e lodhshme, saqë as bllokimi i llogarive nuk mjaftonte më. “Kur preket familja dhe vajza jonë, që nuk ka asnjë lidhje me botën e showbiz-it, kjo kalon çdo kufi. Inati dhe xhelozia janë sëmundje të këqija”, u shpreh Kiara, duke shtuar se nëse dikush nuk i pëlqen, zgjedhja më e thjeshtë është t’i...