Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij, Fifi flet në Grida Duma Podcast

Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij, Fifi flet në Grida Duma Podcast

Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën në Grida Duma Podcast, duke ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon. E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të. “Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyt, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy,” tha ajo, duke shtuar se pa folur vetë me të, nuk i beson asgjëje që thuhet. Sipas Fifit, rreth Florit qarkullojnë shumë fjalë që shpesh dalin të pavërteta. “Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të...