Flori merr lajmin se ka djalin e sëmurë, lë shtëpinë e BBV
Emergjenca familjare detyroi Florin të largohet përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një moment emocional gjatë mbrëmjes. Bashkëshortja e tij ka kontaktuar produksionin për të kërkuar një bisedë urgjente me Florin, pasi një nga fëmijët e tyre është sëmurë dhe po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Situata ka shqetësuar familjen, ndaj është vlerësuar e nevojshme që ai të njoftohet menjëherë. Përmes një telefonate, vëllai i Florit i ka përcjellë mesazhin, duke u shprehur: “Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por djali është me temperaturë. Fëmijët kanë nevojë për ty dhe duhet të jesh pranë tyre. Nëse është e mundur, duhet të vish në shtëpi.” Ky komunikim ka prekur edhe publikun, pasi Florin e vuri përballë një vendimi të vështirë...
Burimi:
argjiroja.net