Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua

Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua

Ina dhe Brikena u përfshinë në një debat të ashpër në “Big Brother VIP 5”, ku Ina iu drejtua banores me etiketime personale dhe akuza të forta, duke thene se ka paguar per te fituar Miss-in. “O Miss botoksi, o Miss filleri, grada ‘zh’, llumi. Llumi i Shqipërisë, turpi i shoqërisë. Kush ta ka paguar Miss-in.” Si pasojë e këtij fjalori, emri i Inës ishte në zarfin e zi që u lexua mbrëmë gjatë Prime-t dhe është gjithashtu në nominim. Lidhur me këto akuza të rënda, ka reaguar sot për “Fan Club” Arjet Osmani, producentja e “Miss Grand Albania Kosovo and Montenegro”. “Ishin të pavend dhe nuk kam çfarë të them për vajzën që mbrëmë kërkoi falje dhe më përfundoi në një televotim me zarf...