Fitore për Mariah Carey! Avokatët e paditësve gjobiten me 110 mijë dollarë për “All I Want for Christmas Is You”
Një zhvillim i ri pozitiv është shënuar për Mariah Carey lidhur me padinë e ngritur ndaj saj për këngën e famshme “All I Want for Christmas Is You”. Sipas vendimit të fundit të gjykatës, avokatët e dy personave që e akuzuan këngëtaren për plagjiaturë janë urdhëruar të paguajnë rreth 110 mijë dollarë si sanksione në favor të saj. Çështja nisi në vitin 2023, kur Andy Stone dhe Troy Powers e paditën Mariah Carey, duke pretenduar se ajo kishte kopjuar këngën e tyre me të njëjtin titull, të publikuar në vitin 1989. Ata kërkonin një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh. Në mars të këtij viti, gjykata e rrëzoi padinë, me gjyqtarin që theksoi se pretendimet ishin të pabazuara dhe se raste të tilla duhen ndaluar për...
Burimi:
vizionplus.tv