Fero s’hesht: Thumbime dhe ironi ndaj Mozzik pas projektit të ri
Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka rikthyer vëmendjen e publikut më 5 shkurt me publikimin e një EP-je të re, e cila përmban gjithsej pesë këngë. Projekti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore, veçanërisht për shkak të përmbajtjes provokuese dhe mesazheve direkte që përfshihen në disa prej këngëve. Njëra nga këngët më të komentuara mban titullin “Diss”, ku Mozzik ka zgjedhur një qasje jo të zakonshme, duke ironizuar fillimisht vetveten, por pa kursyer as emra të njohur të estradës shqiptare. Përveç figurave të artit, reperi ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të ndodhur gjatë vitit të kaluar, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të gjerë publike. Këto vargje nuk kaluan pa...
Burimi:
argjiroja.net