Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike

Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike

Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Ata kanë dërguar një letër publike zyrtare në produksionin e emisionit, ku e cilësojnë sjelljen e Sterkajt si një formë dhune psikologjike, që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe identitetin dhe traumat personale të Malit. Në letrën e dërguar, familja thekson se këto sulme verbale nuk janë pjesë e lojës apo debatit televiziv, por kanë kaluar kufijtë e respektit dhe kanë shkaktuar dëme emocionale të konsiderueshme. Ata kërkojnë që produksioni të marrë përgjegjësitë dhe të krijojë një ambient pa dhunë, duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga shtëpia. Letra e plotë e familjes...