“Është pjesë e jetës sime”, Mira Konçi flet për marrëdhënien me Shpëtim Saraçin: Gjërat erdhën spontanisht

“Është pjesë e jetës sime”, Mira Konçi flet për marrëdhënien me Shpëtim Saraçin: Gjërat erdhën spontanisht

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë për vite me radhë një nga dyshet më të suksesshme artistike në Shqipëri, bashkëpunim që u shndërrua edhe në histori dashurie, duke sjellë në jetë Erën dhe Drinin. Por pas zhvendosjes së familjes në SHBA në vitin 2017, për arsye studimesh dhe shëndeti, rrjedha e jetës solli ndryshime: fëmijët dhe Mira mbetën në Amerikë, ndërsa Shpëtimi vijoi karrierën në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, Mira Konçi ka folur hapur për raportin me Saraçni, duke u ndalur te bashkëprindërimi dhe respekti që, sipas saj, vazhdon të ekzistojë mes tyre. Artistja u shpreh se nuk mërzitet kur pyetet për të, pasi ai është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, si në planin personal ashtu...