Ermal Mamaqi hap zemrën: Humori im lindi nga dhimbja në familje
Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal dhe të pazakontë në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, në fakt ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes. “Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi. Aktori dhe moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për...
Burimi:
ntv.al