“Epstein” i ofroi udhëtim me avion privat dhe makinë 100 mijë paund, rikthimi i bujshëm modeles shqiptare
Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, jo vetëm për pjesëmarrjen në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign, por edhe për përmendjen e saj në dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein. Një rikthim që përzien shkëlqimin e televizionit me hijet e një të kaluare që vazhdon të trazojë opinionin publik. Sipas The Sun, emri i 39 vjeçares është përfshirë në dokumentet e publikuara së fundmi, duke rikthyer në vëmendje një takim të vitit 2011 me financierin amerikan, i cili më vonë u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.
Burimi:
ntv.al