Emocionohen miliona fansa! Harry Styles rikthehet me album të ri pas katër vitesh

Emocionohen miliona fansa! Harry Styles rikthehet me album të ri pas katër vitesh

Harry Styles ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në skenën muzikore pas katër vitesh mungesë, duke emocionuar miliona fansa në mbarë botën përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale. Këngëtari 32-vjeçar publikoi në Instagram kopertinën e albumit të tij më të ri, i titulluar “Kiss All the Time. Disco, Occupationally”, i cili përmban 12 këngë dhe pritet të publikohet më 6 mars. Në imazhin artistik, Harry shfaqet duke kërcyer nën një top diskoteke, me syze dielli, në një atmosferë retro që lë të kuptohet për një frymë disko dhe ritme energjike në projektin e ri. Ky njoftim vjen pas një fushate misterioze promovuese, e cila ka zgjuar kureshtjen e fansave në disa qytete evropiane. Postera me fraza si “Ne i përkasim njëri-tjetrit” dhe “Shihemi...