Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Elvana fshin gjithçka nga Instagrami, për një arsye të veçantë
Elvana Gjata ka zgjedhur një strategji tipike për promovim: dramë, heshtje dhe një mesazh të vetëm. Këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet nga profili i saj në Instagram, duke lënë aktiv vetëm njoftimin për koncertin e madh “Dekada 2026” në Milano. Në profilin e saj tashmë figuron vetëm postimi me mbishkrimin: “A jeni gati?! Shënoni datën: 10.05.2026, Milano”, ndërsa referenca “Dekada 2026 Milano” dhe pamjet vizuale konfirmojnë se bëhet fjalë për një ngjarje madhore që do të mbahet më 10 maj 2026, në Unipol Forum. Lëvizja nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat. Në komente, një ndjekës shkruan: “Elvana, Athina po të pret”, duke ndezur aludime për ndalesa të tjera evropiane. Përgjigjja e këngëtares ishte po aq enigmatike sa edhe vetë njoftimi: “Po...