EKSKLUZIVE/ Detaje nga filmi i Kiarës dhe Luizit, zbulohen emrat e tyre skenikë
Filmi i shumëpritur me Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, që pritet të dalë në muajin shkurt, vijon të ngjallë kuriozitet të madh te publiku, ndërsa dalëngadalë po zbulohen edhe disa detaje interesante rreth historisë. Burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar se personazhet që interpretojnë dy protagonistët kryesorë në film quhen Luiz Belli dhe Kiara Pipo. Një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, për shkak të ngjashmërive të dukshme me emrat dhe identitetin publik të tyre. Megjithatë, theksohet se filmi nuk rrëfen historinë reale të Kiarës dhe Luizit. Bëhet fjalë për një histori fiktive, e ndërtuar mbi personazhe të imagjinuar. Ajo që e bën filmin të ndihet kaq autentik është ngjashmëria emocionale dhe kimia mes dy protagonistëve, elementë që i japin rrëfimit një ndjesi shumë personale...
Burimi:
argjiroja.net