“Edhe kur nuk bëj dush, unë mbaj erë të mirë!”/ Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën, pasi videoja me këmbët e pista u bë virale

“Edhe kur nuk bëj dush, unë mbaj erë të mirë!”/ Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën, pasi videoja me këmbët e pista u bë virale

Producenti i njohur i muzikës Benny Blanco ka reaguar me humor ndaj komenteve dhe talljeve që pushtuan rrjetin, pasi një video ku shfaqeshin këmbët e tij të pista u bë virale. Episodi ndezi menjëherë një valë reagimesh në internet, ku shumë përdorues nisën të vinin në dyshim edhe higjienën personale të producentit. Në podcastin e tij “Benny’s Friends Keep Secrets”, Benny vendosi t’u përgjigjej drejtpërdrejt thashethemeve. Në bisedë u përfshi edhe miku i tij i vjetër, këngëtari Ed Sheeran, i cili nuk hezitoi të bënte shaka me situatën. “Edhe unë jam si ty. Duket sikur nuk mbaj erë të mirë,” tha Ed me humor, duke shtuar menjëherë: “Por ti je njeriu që mban erën më të mirë nga të gjithë që njoh.” Benny u përgjigj...