E trishtë! Shkurte Gashi humb babain: Ishe forca ime!
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Shkurte Gashi, ka njoftuar mbremjen e sotme humbjen e personit më të shtrenjtë në jetën e saj, babait. Lajmin e ka ndarë përmes rrjeteve sociale, duke bashkëngjitur një mesazh të thellë dhe një fotografi ku shihet pranë tij, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe që po përjeton. Në dedikimin e saj, artistja e ka përshkruar babanë jo vetëm si prind, por edhe si udhërrëfyesin dhe forcën më të madhenë jetën e saj. “Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime,” shkruan ajo, duke theksuar se babai i saj ishte gjithmonë drita që e udhëhiqte në...
Burimi:
argjiroja.net