E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur

Aktori amerikan Robert Carradine, i njohur për rolet e tij ikonike në kinematografi dhe televizion, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e tij, e cila bëri të ditur se Carradine i ka dhënë fund jetës pas një beteje të gjatë me çrregullimin bipolar. Sipas vëllait të tij, Keith Carradine, aktori kishte vuajtur për vite me radhë nga probleme të shëndetit mendor, duke u përballur me sfida të vazhdueshme emocionale. Familja ka theksuar se, përmes ndarjes së këtij realiteti të dhimbshëm, dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e shëndetit mendor dhe të luftojë stigmën që ende shoqëron sëmundjet mendore. Robert Carradine vinte nga një familje e njohur aktorësh. Babai i tij, John Carradine, ishte një figurë e respektuar...