Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Isiah Whitlock Jr
Aktori amerikan Isiah Whitlock Jr, i njohur për rolin e politikanit të korruptuar Clay Davis në serialin kriminal të HBO-së, The Wire, si dhe për pjesëmarrjet e tij në shumë filma të Spike Lee, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, njoftoi menaxheri i tij. “Me trishtim të madh ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe klientit tim të dashur, Isiah Whitlock Jr. Nëse e njihje – e doje. Një aktor i shkëlqyer dhe njeri edhe më i mirë,” shkroi Brian Liebman në rrjetet sociale. Whitlock u bë i famshëm për interpretimin e tij të politikanit të shthurur Clay Davis në The Wire, seriali i bazuar në historitë reale të ish-gazetarit David Simon për krimin dhe trafikun e drogës në Baltimore. Karakteri i tij...