E shumëpritur/ Luana Vjollca rikthehet në Top Channel me programin “Shiko kush luan”
Pas disa eksperiencave në dy ekrane, Luana duket se do të kthehet në dashurinë e parë televizive. E ftuar në “Goca dhe gra”, Luana u pyet pse nuk do ta moderojë “Ferma Vip” këtë sezon, pas edicionit të vitit të kaluar nën drejtimin e saj. “Është e rëndësishme të dish kur ndalon diçka për një hap më të madh. Ose diçka tjetër në jetën tënde. Unë kam qejf të rritem gjithmonë”, u shpreh Luana. Ajo u pyet edhe për emisionin më të suksesshem ku veçoi “Shiko kush Luan”. “Vula ime e suksesit ishte emisioni “Shiko kush luan”. Nuk e them vetëm unë. E thotë i gjithë publiku që edhe pas kaq shumë vitesh e kërkojnë”, deklaroi Luana duke pohuar se e ka marrë malli të luajë...
Burimi:
ntv.al