E rëndë! Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP Kosova
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, pas vrasjes së xhaxhait të saj, Rasim Binakaj, 38 vjeç, në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, të shtënat ndodhën rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona u goditën me armë zjarri. Rasim Binakaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor. Rasim kishte qenë ai që në vitin 2021 njoftoi publikun për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona humbi nënën dhe motrën e saj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit kryesor, Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, ku dyshohet se...
Burimi:
ntv.al