E papritur/ Alba dhe Limi nuk ndalojnë së shikuari njëri-tjetrin, flasin me kode?
Dy nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Limi, kanë surprizuar publikun sonte me një veprim që askush nuk e priste, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tyre i shumëpërfolur brenda shtëpisë. Gjatë mbrëmjes, dyshja janë parë teksa kapnin duart, një gjest i thjeshtë në dukje, por me një domethënie të fortë për ndjekësit e formatit, të cilët prej ditësh kanë diskutuar për marrëdhënien e tensionuar mes tyre. Ky moment ka ngritur dyshime dhe shpresa se raporti mes Albës dhe Limit mund të jetë rregulluar, të paktën në një nivel miqësor. Veprimi i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po spekulojnë nëse ky është fillimi i një afrimi...
Burimi:
ntv.al