“E dua…”/ Deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij

“E dua…”/ Deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij

Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Albania” solli një tjetër moment të fortë që lidhet me raportin e shumëkomentuar mes Mirit dhe Selinës, duke ndezur debate si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Gjatë Prime-t, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse ka ndjenja për Selinën. Banori e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje romantike. Megjithatë, situata mori një kthesë tjetër kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Rrëfimit. Në pamjet e shfaqura, Miri dukej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” Kjo deklaratë u komentua gjerësisht dhe krijoi një valë reagimesh, duke shtuar dyshimet për natyrën e marrëdhënies...