Dy vite pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin
Princ Leka II është martuar me Blerta Celibashin. Princi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale rreth dy vite pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia. Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ndërsa bashkë me të u publikua edhe fotografia zyrtare e çiftit. Fotoja është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze. Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve. Princ Leka, 43 vjeç, dhe Blerta Celibashi, 27 vjeç, e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti shpalli fejesën në tetor të vitit të...
Burimi:
argjiroja.net