Droni surprizë për Luizin në “Big Brother VIP” trazon shtëpinë! Çfarë shkruhej në të?

Droni surprizë për Luizin në “Big Brother VIP” trazon shtëpinë! Çfarë shkruhej në të?

Mesditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Albania” u përballën me një surprizë të papritur nga ajri, që shkaktoi jo pak trazim në shtëpi. Ndërsa konkurrentët ndodheshin në oborr, Rogerti ishte i pari që vuri re dronin që fluturonte mbi rezidencë dhe njoftoi menjëherë Luizin për atë që po vinte. Banderola që mbahej nga droni mbante një mesazh të qartë dhe provokues: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”, duke rikonfirmuar statusin e Luiz Ejllit në sytë e mbështetësve të tij dhe duke rikthyer vëmendjen te ndikimi që ka brenda shtëpisë. Sapo e lexoi mesazhin, Luiz nuk nguroi të reagojë me humorin e tij tipik. Ai nuk humbi rastin për të thumbuar banorët dhe u shpreh: “Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu”. Ky...