Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin
Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën me një postim të fundit në Instagram, i cili është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham. Në një moment kur marrëdhënia mes tyre përflitet se është e tensionuar, stilistja dhe ish-këngëtarja ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë domethënie. Postimi u publikua në kuadër të një momenti të rëndësishëm për Victorinë, pasi ajo u nderua me çmimin francez “Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres” nga Ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Krahas fotove nga ceremonia, ajo ndau një shënim falënderimi të gjatë, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një fjali e shkurtër: “Familja është gjithçka”. Këto tre fjalë u...
Burimi:
argjiroja.net