Dosja Epstein/ Trump akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture
Sipas raportimeve mediatike, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka mbajtur të papublikuara disa dokumente nga dosjet Epstein, të cilat përmbajnë pretendime për abuzim seksual ndaj një të miture që lidhen me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Më shumë se 50 faqe rezultojnë të mungojnë nga publikimi zyrtar dhe përfshijnë shënime të intervistave që FBI ka zhvilluar me një grua, e cila ka deklaruar se është abuzuar nga Trump në vitin 1983, kur ajo ishte rreth 13 vjeçe. Sipas raportimit të National Public Radio (NPR), Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë shpjegime për arsyen pse këto dokumente nuk janë bërë publike. Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve deklaruan se mund të konfirmojnë se Departamenti i Drejtësisë ka mbajtur në mënyrë të paligjshme...
Burimi:
argjiroja.net