Dosja Epstein trazon sërish opinionin, Donald Trump: Dokumentet më shfajësojnë mua
Donald Trump ka reaguar publikisht për herë të parë pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, duke deklaruar se materialet e bëra publike e pastrojnë atë nga çdo dyshim për përfshirje. Presidenti amerikan foli për gazetarët gjatë një fluturimi me Air Force One drejt Floridës, vetëm pak orë pasi dosjet u publikuan nga Department of Justice. Ai u shpreh se nuk i kishte parë personalisht dokumentet, por sipas tij ishte informuar nga persona të rëndësishëm se përmbajtja e tyre jo vetëm që e shfajëson, por bie ndesh me pritshmëritë e kundërshtarëve të tij politikë. “Nuk e kam parë vetë, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më kanë thënë se jo vetëm që më shfajëson mua, por është krejt e kundërta...
Burimi:
argjiroja.net