Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake
Një debat i fortë mes banoreve Dolce dhe Elijona ka kapur vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë një përplasjeje verbale, Dolce nuk kurseu kritikat ndaj Elijonës, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë. “Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, tha Dolce, duke argumentuar se Elijona mezi pret momentin për të sulmuar të tjerët dhe për të krijuar konflikte. Sipas saj, buzëqeshja dhe sjellja e qetë e Elijonës janë vetëm pjesë e një strategjie për të manipuluar situatat brenda shtëpisë. Dolce theksoi gjithashtu se vetë nuk e konsideron veten dinake, duke e dalluar qartë veten nga mënyra e veprimit të Elijonës....
Burimi:
argjiroja.net