Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
“Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit
Egla Ceno duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë asnjëherë larg vorbullës së showbiz-it shqiptar, edhe kur nuk është vetë në qendër të vëmendjes. Fituesja e Big Brother VIP 3 është rikthyer fuqishëm në debatet e ditëve të fundit, duke u përfshirë me ironinë e saj karakteristike në përplasjen virtuale mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit. Gjithçka nisi pas deklaratës së Luizit në emisionin “Fan Club”, ku këngëtari u shpreh se do të ishte gjithmonë në mbrojtje të Kiarës ndaj atyre që, sipas tij, kanë tentuar ta lënë “në hije”. Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjete sociale, por reagimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i Eglës. Me një dozë të theksuar sarkazme, aktorja shkroi se “do donte edhe ajo një burrë të...