Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve me projektin e tij më të fundit muzikor, një këngë mjaft personale që ngjan me një rrëfim të hapur për ulje-ngritjet e jetës së tij. Menjëherë pas publikimit, rrjeti ka nisur të ziejë nga aludimet se disa prej rreshtave më pikantë të tekstit i dedikohen drejtpërdrejt ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Përmes vargjeve, Besi prek ndarjen, fjalët e thëna lart e poshtë dhe zhgënjimet nga njerëzit e afërt. Fraza që po komentohet më së shumti si një “thumb” i hapur për ish-partneren është: “Janë thonë ça s’janë thonë por hiç s’i përfilli / Se mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”. Ai nuk ndalet me kaq, por shton edhe detaje që flasin...