Dikur një nga këngëtaret me emër, sot në skenat e mëdha italiane, artistja rrëfen jetën e saj në Vizion Plus
Enxhi Nini është bërë e njohur në Shqipëri si këngëtare e Festivalit ku mbahet mend me interpretimin e këngëve “Ti je vetja ime”, “Lot i bardhë” apo “Një valixhe me kujtime”, me elegancën e saj të papërshkueshme që gati-gati mbeti si vegim në atë skenë. Kanë kaluar mbi 25 vjet që nga ajo kohë. Megjithatë Enxhin, edhe sot ta shohësh, është njëlloj si atëherë, vetëm që jeta e saj është krejt tjetër. E ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus përballë dyshes Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Enxhi tha se sot ajo është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa jeta e saj profesionale është e ndërtuar në skenat e mëdha italiane, me instrumentin e violinës. “Nuk kishte një arsye të veçantë. Në atë kohë të gjithë...
Burimi:
vizionplus.tv