Diego Zelka: AGT më hapi dyert për të ardhmen, e arrita qëllimin

Diego Zelka: AGT më hapi dyert për të ardhmen, e arrita qëllimin

Albania’s Got Talent më hapi dyert e jetës. Kështu është shprehur Diego Zelka, i cili u rendit i dyti në natën finale. I ftuar në Living Day në Vizion Plus, Zelka deklaroi se konkurrimi në AGT e bëri të njohur për publikun shqiptar dhe tashmë është në diskutime për të nënshkruar disa kontrata. Renditja i dyti në spektaklin e talenteve për Diegon ishte një qëllim i përmbushur. “Nuk kam shumë ndjekës dhe dje ishte surprizë. Jam kam arritur qëllimit, të isha në vënd të dytë dhe të kisha aq shumë vota. Është e rëndësishme edhe për promovime, sepse po më vijnë ftesa për evente konkrete. Jam në diskutim e sipër.  Rrugët po hapen dhe do hapen edhe më shumë”, tha Diego Zelka. Ai më tej...