“Dështimi nuk është fundi”, Kim Kardashian ndan emocione dhe sfida nga rrugëtimi ligjor

“Dështimi nuk është fundi”, Kim Kardashian ndan emocione dhe sfida nga rrugëtimi ligjor

Kim Kardashian ka ndarë publikisht momentet e vështira që përjetoi gjatë përgatitjeve për provimin e barit , përpara se të zbulonte se nuk e kaloi testin. Në episodin e 18 dhjetorit të serialit The Kardashians në Hulu, 45-vjeçarja tregoi se vetëm nëntë ditë para provimit, stresi ishte në kulmin e tij. “Do qaj, sepse është jashtëzakonisht e lodhshme,” u shpreh Kim, duke pranuar se kishte “goditur murin” me përgatitjet e saj. Ajo shtoi se një dëmtim i shpinës e kishte kufizuar fizikisht, duke e bërë situatën edhe më të vështirë. “Mezi mund të ec, mezi mund të ulem. Nuk e kuptoj pse kam kaq shumë probleme me shpinën,” tha ajo. Kim u befasua nga sa emocional ishte provimi, pavarësisht paralajmërimeve se “çdo person para barit...