Dedikim për Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku reagon pas publikimit të këngës

Dedikim për Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku reagon pas publikimit të këngës

Publikimi i projektit më të ri muzikor të Bes Kallaku ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë lidhur këngën me një dedikim të mundshëm për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj. Pas komenteve dhe aludimeve, Bes Kallaku ka reaguar publikisht përmes një postimi, ku shprehet se ky projekt është një rrëfim personal dhe më i sinqertë se kurrë, duke theksuar se në këtë krijim artistik ka qenë “vetëm ai dhe e vërteta e tij”, pa maska dhe pa skenar. Artisti nënvizon se projekti nuk ka si qëllim të jetë një mesazh i drejtpërdrejtë për një person të caktuar, por një reflektim mbi rrugëtimin e tij personal dhe emocional. Në reagimin e tij, ai falënderon publikun për mbështetjen ndër vite, duke e...