Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime

Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë, vetëm pak ditë pasi u shpall e pafajshme në çështjen gjyqësore për mashtrim të rënduar, e lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”. Influencerja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ka rrëfyer për mediat italiane se vendimi i gjykatës, i cili mbylli një kapitull të dhimbshëm që zgjati që nga viti 2022, i ka sjellë më në fund qetësi. Ajo ka treguar se menjëherë pas shpalljes së pafajësisë, festoi në mënyrë të thjeshtë në shtëpi, e rrethuar nga njerëzit më të afërt. “Do të festoj, u thashë të gjithë miqve të mi të vijnë në shtëpinë time. Do të rrimë bashkë, të qetë. Tani po rifilloj të jetoj”, është shprehur Ferragni....