Channing Tatum përfundon në spital: “Kjo sfidë do të jetë e vështirë”
Aktori i njohur i Hollivudit, Channing Tatum, ka zbuluar se po përgatitet për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në shpatull. Të martën në mbrëmje, më 3 shkurt, aktori 45-vjeçar publikoi në Instagram një foto bardhë e zi, ku shfaqej i shtrirë në një ambient mjekësor, i veshur me rroba spitali. Krahas fotos, Tatum shkroi: “Thjesht një ditë tjetër. Një sfidë tjetër. Kjo do të jetë e vështirë. Por s’ka problem. Le ta përballojmë.” Postimi i tij ngjalli menjëherë reagime dhe mbështetje nga fansat në mbarë botën. Channing Tatum kishte zbuluar më herët, në shtator, se ishte lënduar gjatë xhirimeve të filmit të ri Avengers: Doomsday. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dëmtimi aktual i shpatullës lidhet drejtpërdrejt me...
Burimi:
argjiroja.net