Çfarë ndodhi?! Juela i “flak” Brikenës arushin në pishinë

Çfarë ndodhi?! Juela i “flak” Brikenës arushin në pishinë

Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 nuk kanë pushuar të bëjnë lëmsh banorët dhe publikun. Banorët tashmë duken të ndarë në dy grupe të dukshme, ndërsa marrëdhëniet që më parë ishin miqësore po kthehen në konflikte të hapura. Raporti mes Brikenës dhe Juelës duket se ka marrë fund, me dy miket që tani janë bërë armike. Konflikti nisi pasi Juela i mori Brikenës cigaret dhe vendosi të marrë “hak” në mënyrën e saj, duke hedhur në pishinë “Bolin”, arushin që Brikena kishte marrë si dhuratë nga Mateo. Veprimi i Juelës nxiti reagimin e menjëhershëm të Selinës, e cila nuk i kursye fjalët: “Prandaj je e paplotësuar në shpirt, sepse je xheloze. O xheloze. Ti je kundër dashurisë, sepse je e paplotësuar. Idiote, budallaqe.”...