Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

Legjenda e arteve marciale, Chuck Norris, u dërgua me urgjencë në spital gjatë qëndrimit të tij në ishullin Kauai të Hawaii për një emergjencë shëndetësore, raportojnë mediat e huaja. Ende nuk janë bërë publike detajet e incidentit, por burime pranë aktorit konfirmojnë se ai është në gjendje stabile, duke qetësuar fansat në mbarë botën. Pavarësisht situatës, Norris vazhdon të ruajë një stil jete të shëndetshëm dhe aktiv edhe në moshën 86-vjeçare. Më 10 mars, ai festoi ditëlindjen e tij duke ndarë një video nga një seancë private boksi në natyrë, ku shkroi me humor: “Nuk plakem. Vetëm ngrihem në nivel tjetër”. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për shëndetin dhe mundësinë për të vazhduar të bëjë atë që e ka pasion. I njohur për aktivitetin e tij...