Bukuroshe pa debat/ Konfirmohet banorja më e re e BBVip5, ajo është fotomodelja 23-vjeçare…

Bukuroshe pa debat/ Konfirmohet banorja më e re e BBVip5, ajo është fotomodelja 23-vjeçare…

Fotomodelja bukuroshe Nikol Projko konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj ne BBV. Ajo foli më gjerësisht për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pritshmëritë që ka nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Nikol konfirmoi gjithashtu se nis rrugëtimin e saj këtë të shtunë. Mes entuziazmit dhe emocionit, Nikol u shpreh se kjo është një sfidë e re për të, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një mundësi për t’u njohur më nga afër me publikun përtej imazhit.