Brooklyn mbulon tatuazhin e dedikuar babait të tij, rritet tensioni në familjen Beckham
Një tension i ri duket se ka shpërthyer në familjen Beckham, pas vendimit të Brooklyn Beckham për të mbuluar tatuazhin që kishte bërë për babain e tij, David Beckham. Vetëm një muaj pasi deklaroi publikisht se nuk dëshiron të ketë pajtim me prindërit, 26-vjeçari u fotografua me një tatuazh të modifikuar në krahun e djathtë. Tatuazhi origjinal paraqiste një ankorë simbolike, me fjalën “Dad” të gdhendur mbi të dhe frazën “Love you Bust”, një nofkë e përdorur nga David për të birin e tij të madh. Sipas fotografive të publikuara nga Sun, Brooklyn tani ka mbuluar fjalët me figura abstrakte dhe një yll, dhe mesazhi origjinal nuk duket më. Tatuazhi i ri përbëhet nga tre figura të paqarta në vendin ku më parë ndodheshin mbishkrimet....
Burimi:
vizionplus.tv