Brooklyn Beckham mbulon tatuazhin dedikuar të atit!

Brooklyn Beckham mbulon tatuazhin dedikuar të atit!

Brooklyn Beckham duket se po distancohet një herë e mirë nga familja e tij. Së fundmi, ai ka mbuluar tatuazhin që i ishte dedikuar babait, David Beckham, duke fshehur fjalën “Dad” me tre forma të thjeshta në tatuazhin  në krahun e djathtë. Ky veprim shihet si një tjetër goditje në marrëdhëniet e tensionuara me David, si dhe me nënën Victoria, vëllezërit Romeo dhe Cruz, dhe motrën Harper. Burimet pranë tij thonë se Brooklyn ka ndjerë shumë dhimbje dhe mllef ndaj familjes, dhe për këtë arsye nuk do të ishte e sinqertë të mbante një dedikim të tillë mbi trupin e tij. Ai ka pasur edhe një tatuazh tjetër në kraharor për nënën e tij, Victoria, që gjithashtu e ka mbuluar. Pavarësisht ndryshimeve, fjalët “Love you,...