Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe mjaft të sinqertë me njëri-tjetrin. Gjatë këtij momenti, banorja ka folur hapur për situatën e saj në lojë dhe për mënyrën se si dëshiron të perceptohet nga publiku. Brikena, e cila aktualisht ndodhet në nominim kokë më kokë me Gimbon, i sqaroi Mateos se nuk dëshiron të ndryshojë sjellje vetëm për shkak të televotimit. Ajo theksoi se nuk ka ndërmend të afrohet me të thjesht për të krijuar një përshtypje të mirë te publiku. “Nuk bëj gjëra për nominim ose të afrohem me ty më shumë për nominim. Kështu që unë thjesht do të qëndroj vetvetja, do të qëndroj në mënyrë normale. E në qoftë se publiku do...
Burimi:
argjiroja.net