Bleona Qereti në kopertinën e Vogue/ Këngëtarja rrëfehet: Unë si Monica Bellucci me karakterin e Lady Gagas

Bleona Qereti në kopertinën e Vogue/ Këngëtarja rrëfehet: Unë si Monica Bellucci me karakterin e Lady Gagas

Bleona Qerreti ishte në kulmin e karrierës së saj në Shqipëri, kur në vitin 2005 vendosi për të ndjekur ëndrrën amerikane. Ajo shkoi në Los Angeles duke e nisur rrugëtimin në industrinë konkurruese të muzikës në botë, nga zero. Së fundmi, Bleona është parë në coverin e revistës prestigjioze të modës, “Vogue Latina”. E ftuar sot në ‘Top Story’, Bleona tregoi se si arriti deri në kopertinën e Vogue, të cilën nuk e quan sukses personal apo çështje fati por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, “Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë...