Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rekord
Pothuajse të gjitha 90 mijë biletat për edicionin e këtij viti të Konkursit Evropian të Këngës, Eurovision, janë shitur brenda pak minutash, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm për eventin që do të mbahet në Vjenë. Organizatorët njoftuan se biletat për finalen e madhe u shitën për vetëm 14 minuta, ndërsa të gjitha ngjarjet e tjera u mbyllën brenda një ore. Sipas Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU), gjatë javës së Eurovision-it janë planifikuar gjithsej nëntë ngjarje, përfshirë dy prova gjenerale për çdo transmetim live. EBU sqaroi se çdo biletë e papërdorur nga delegacionet kombëtare mund të dalë sërish në shitje në një fazë të dytë. “Reagimi ka qenë fenomenal”, deklaroi drejtori i konkursit, Martin Green, duke e cilësuar interesin e publikut si dëshmi të fuqisë bashkuese...
Burimi:
argjiroja.net