Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë!
Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike me deklarata të drejtpërdrejta lidhur me eksperiencën e saj brenda spektaklit. E ftuar në emisionin “Ora 7”, ish-banorja u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit në shtëpi, veçanërisht për afrimitetin e saj me Edin. Gjatë intervistës, Bia u pyet hapur nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime gjatë kohës që ndodheshin në BBVK. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje, ajo e pranoi këtë fakt, duke thënë shkurt: “Krejt e dimë, po”. Deklarata e saj u prit me interes të madh nga publiku, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjetet sociale. Afrimiteti mes Bia-s dhe Edit kishte qenë i dukshëm...
Burimi:
argjiroja.net