Benita qan me dënesë në ‘BBVK’: Të dua Endri, më mungon
Një situatë prekëse është shënuar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku emocionet e banores Benita Zenës kanë dalë në pah përpara kamerave. E njohur për qëndrimin e saj të fortë dhe të rezervuar në lojë, banorja këtë herë nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Gjithçka nisi në momentin kur në shtëpi u transmetua një këngë e interpretuar nga Endri, partneri i saj jashtë shtëpisë. Zëri dhe vargjet e tij duket se prekën një tel të ndjeshëm, duke e bërë Benitën të dorëzohej përballë mallëngjimit. E pushtuar nga emocionet, ajo u shpreh mes lotësh: “Të dua Endri, më mungon”. Ky moment vjen në vazhdën e konfirmimit të bërë pak ditë më parë nga mediat, ku u zbulua se mashkulli që...
Burimi:
argjiroja.net