BBVK kopjon formulën e BBVA? Stresi rikthehet në shtëpi

BBVK kopjon formulën e BBVA? Stresi rikthehet në shtëpi

Prime-i i kësaj mbrëmjeje në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë zhvillime të forta dhe emocione për publikun. Përveç zbulimit të finalistit të parë që sipas produksionit do të vijë në një mënyrë të veçantë banorët do të përballen edhe me një surprizë që ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjet. Fituesi i edicionit të parë të këtij formati, artisti i njohur Stresi, do të rikthehet sonte në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Hyrja e tij ka bërë që fansat të krahasojnë menjëherë këtë lëvizje me një moment shumë të komentuar të Big Brother VIP Albania, kur Luiz Ejlli u rikthye për disa ditë në shtëpi, duke trazuar lojën dhe dinamikat mes banorëve. Ky paralelizëm ka ngritur pyetjen në rrjet: a po ndjek...