Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 u njohën me situatën e rëndë të krijuar në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë prej pesë ditësh. Për herë të parë që nga nisja e formatit, banorët u informuan për një ngjarje madhore jashtë shtëpisë, e cila ka prekur qindra familje shqiptare. Moderatori Ledion Liço ndau me ta detaje mbi përmbytjet, duke theksuar se dëmet kanë qenë të konsiderueshme, me shumë banesa të përmbytura dhe toka bujqësore të mbuluara nga uji. Ai bëri të ditur gjithashtu se Fondacioni Dritan Hoxha, në bashkëpunim me Top Channel, ka ndërmarrë një fushatë bamirësie për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo situatë e vështirë. “Ka qenë...