Bad Bunny/ Si punonjësi i supermarketit që shkruante këngë në dhomën e tij u bë fenomeni muzikor më i madh i epokës
Kur Benito Antonio Martínez Ocasio i njohur sot në mbarë botën si Bad Bunny publikonte këngë anonime nga dhoma e tij e fëmijërisë në Porto Riko, askush nuk mund të parashikonte se brenda pak vitesh ai do të shndërrohej në një nga figurat më të fuqishme të industrisë muzikore. Sot, Bad Bunny konsiderohet jo vetëm një superstar, por një fenomen kulturor që e çoi muzikën latine në qendër të skenës ndërkombëtare. Fillimet: nga supermarket në skenën globale I lindur në vitin 1994 në Vega Baja, Porto Riko, Bad Bunny u rrit në një familje modeste. Ai këndonte në kishë dhe, ndërkohë që studionte media audiovizuale, punonte si shitës në supermarket. Karriera e tij nisi në mënyrë spontane, kur kënga e tij Soy Peor u përhap...
Burimi:
argjiroja.net