Bad Bunny në rrezik në Super Bowl, refuzoi të mbante rrip sigurie gjatë performancës

Bad Bunny në rrezik në Super Bowl, refuzoi të mbante rrip sigurie gjatë performancës

Bad Bunny ka hyrë në histori me performancën e tij në “Apple Music Super Bowl Halftime Show 2026”, duke u bërë artisti i parë që realizoi të gjithë shfaqjen në gjuhën spanjolle. Spektakli i tij u cilësua si një nga më të komentuarit ndonjëherë, ndërsa prapaskenat zbuluan detaje surprizuese për përgatitjet intensive. Regjisori i programit, Hamish Hamilton, e përshkroi projektin si një nga më sfiduesit në karrierën e tij, duke theksuar përkushtimin maksimal të ekipit. Sipas tij, Bad Bunny ishte i vendosur që çdo element ta realizonte sipas kushteve të veta, madje duke refuzuar edhe përdorimin e rripit të sigurisë gjatë një prej momenteve më të rrezikshme të natës. Artisti porto-rikan u ngjit në një shtyllë të lartë pa mbrojtje anësore, ndërsa pajisjet e sigurisë...