“Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij
DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede të sinqertë me Selinin, duke folur për ndarjen e prindërve, një ngjarje që, sipas tij, la gjurmë të thella në familje. Mes kujtimeve personale, ai tregoi se marrëdhënia mes prindërve kishte kohë që ishte ftohur, pavarësisht se jetonin ende nën të njëjtën çati. Momentin që ai e konsideron vendimtar për përfundimin e raportit mes tyre, DJ Gimbo e përshkroi si tepër të dhimbshëm. Ai rrëfeu se pasi nëna e tij kishte kaluar një natë tek gjyshja, babai reagoi ashpër kur ajo u kthye në shtëpi, duke i kërkuar të largohej. Pas kësaj, ajo u zhvendos përkohësisht në një banesë të familjarëve. “Ka shku mami te gjyshja, shkoi te...
Burimi:
argjiroja.net